Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona pasi në mënyrë të paautorizuar fotografuan dhe incizuan mbi disa shtëpi në një lagje në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 18:30.
“Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni”, thuhet në raport.