INTIME

nga Redaksia

Poezi nga: Julia De Burgos
Përktheu: Bajram Karabolli

U ndal jeta për të më parë tek po kaloj.
Mishin tim po humbisja atom për atom
dhe shpirti po më rrëshqiste pak nga pak.

Si një pelegrin, u enda për çaste të gjata.
Vazhdova përgjatë asaj rruge si endacake
Asaj rruge që brenda meje shtrihej,
dhe futej në thellësi të intimitetit tim.

Kalëruar me veten hijen e kohës ndoqa
dhe u bëra një peizazh larg vizionit tim.

Larg nga fjalët mesazhin e vura re.
E ndjeva jetën dhe kokën ktheva pas
një sipërfaqe me ngjyra dhe forma pashë.
Në tokë pashë hijen që largohej nga njeriu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More