Investim Strategjik prej 50 milionë eurove në Komunën e Çairit, një prej investitorëve Behgjet Pacolli

Shkup, 5 shtator – Komuna e Çairit do të jetë përfituese e një investimi me vlerë prej 50 milion euro, e cila u arrit pas marrëveshjes mes kreut të kësaj komune Visar Ganiu dhe biznesmenit  Behxhet Pacolli.

 

Ky është një investim strategjik dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj komuna, e cila do të përmirësojë shumë jetën e qytetarëve të saj. 

Një investim i tillë do të ndikojë fuqishëm në ekonominë e saj pasi ajo do të gjenerojë shumë vende pune dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e përgjithshëm të Çairit.  

Ky investim gjigant parasheh ndërtimin e 12 garazheve me kate për parkimin e 3000 veturave, e që në këtë mënyrë do ti jepte fund problemit të parkimit që për një kohë të gjatë ka qenë një nga shqetësimet më të mëdha për banorët e saj.

Ky projekt do të rrisë  edhe vlera e pronave të qytetarëve të kësaj komune, pasi ky investim i madh do ta ndryshoj pamjen e Çairit, dhe kjo komunë shqiptare do të marrë pamjen e një metropoli të vërtetë.

Këtë investim e ka përshëndetur edhe deputeti, njëkohësisht nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti i cili nëpërmjet rrjeteve sociale paralajmëroi investim 50 milionë euro në Çair.

“Investim Strategjik prej 50 milionë eurove në Çair. Sapo përfunduam takimin miqësor me Behgjet Pacollin dhe ekipin e tij me lajme shumë pozitive për Komunën e Çairit. Pas bisedimeve intenzive në periudhën e kaluar arritëm marrëveshje për investim strategjik në Çair në vlerë prej 50 milionë eurove. Ky investim parashikon ndërtimin e 12 garazhave me kate dhe mbi 3000 vende parkimi. Kjo përgjithmonë do ta zgjidh problemin kryesor të Çairit. Legjislacioni i RMV-së parashikon shpalljen e këtyre investimeve strategjike me ligj të posaçëm”, ka shkruar Izet Mexhiti.

Related posts

Reagon Aleanca për Shqiptarët, kërkon lirimin e protestuesve

Redaksia

Dr.Fisnik Ferati zgjidhet shef i shtabit komunal të ASH-AAA në Tetovë

Redaksia

Xhaferi në takim me Sagarcin: Kuvendi vazhdimisht punon në agjendën për eurointegrime

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More