Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Investimet e Dauti Komerc në 30 vitet e fundit për përfshirje më të madhe në shoqëri

Shkup, 18 maj – Zhurnal.mk – Dauti Komerc në 30 vitet e fundit, në mënyrë sistematike investon në krijimin e një shoqërie, që gjeneron individë të pavarur, të cilët do të jenë në gjendje të krijojnë ndikim ekonomik dhe social për zhvillim dhe përfshirje më të madhe në shoqëri. Falë vizionit, humanizmit dhe përgjegjësisë shoqërore të vëllezërve Dauti,vetëm në viti 2020, kjo kompani,investoi në projekte të ndryshme në Fondacioni Albiz ose përmes projekteve të veta në vlerë prej rreth 230,000 euro.

Përmes programit të bursave studentore, kompania ka mbështetur rreth 100 studentë gjatë vitit 2020, në vlerë prej 63,000 euro, në programet për trajtime mjekësore janë mbështetur më shumë kërkesa në vlerë prej 60,000 euro, në programin për mbështetje dhe zhvillim të sporteve, Dauti Komerc ka siguruar mbështetje prej rreth 70,000 euro, në projekte infrastrukturore në vlerë prej 30,000 euro, si dhe projekte të tjera për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave të të rinjve, me vlerë rreth 10,000 euro.

Përgjegjësia sociale mbetet një paradigmë themelore për kompaninë, përmes së cilës krijohen prirje dhe parime të reja për një zhvillim sistemik në shoqëri. Suksesi dhe madhësia e Dauti Komerc, nuk shihet vetëm në pjesën e krijimit të mundësive për shitje më të mëdha dhe krijimin e vlerave ekonomike nga aspekti i investimeve sistematike në teknologji, infrastrukture dhe logjistikë, por është e lidhur thellësisht me faktin që ka krijuar nje komunikim funksional me klientët e saj, konsumatorët e fundit dhe shoqërinë në tërësi. Rregullat dhe konceptet e shëndosha në punë, flasin qartë për bashkëpunim të qëndrueshëm midis kompanisë dhe nevojave të shoqërisë.

Në periudhën që vijon, Dauti Komerc, mbetet të jetë një nxitës aktiv i ndryshimeve shoqërore duke mbështetur projekte zhvillimore dhe duke ofruar mundësi të ndryshme për individë, institucione, organizata, klube sportive dhe shumë platforma tjera, me tendencë për të krijuar një zhvillim më të madh ekonomik dhe shoqëror.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...