Investimi në arsim është ndërtim i së ardhmes, Izet Mexhiti, kontribuon në avancimin e UNT-së!

nga I.A

Shkup, 4 shtator – “Nëse dëshiron ta shkatërrosh një popull, fillo nga arsimi”, e nëse dëshrion ta ngritësh një popull fillo sërish nga arsimi. Zëvëndëskryeministri i parë i qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti, ndau me opinionin publik lajmin e shumë pritur e të ditës që qeveria aktuale ka ndarë 34.5 milionë euro për ta ndërtuar kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Ky investim material është shpresë dhe besim për ngritje intelektuali të popullit shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve tjerë që zgjedhin për të studiuar në këtë universitet. Vet interesimi dhe brenga për ta ngritur këtë universitet është dëshmi se çfarë prioritesh ka kjo qeveri dhe cili është vizioni i zëvendëskryeministrit, Izet Mexhiti, shkruan Zhurnal.

Mexhiti: Qeveria me 34,5 milionë euro do ta ndërtojë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup –

Vendimi për investimin në vlerë prej 34,5 milionë euro për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup është marr sot në mbledhjen e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti në konferencën për shtyp pasdite informoi se kampusi do të ketë amfiteatër, zyra për qëllime akademike, sallë sportive, pishinë dhe mensë. Do të jetë një kompleks modern me të gjitha elementet e nevojshme për standard më të mirë të studentëve”, njoftoi Mexhiti.

Ky projekt tha ai, nuk është vetëm një ndërtim i thjeshtë, por është simbol i vizionit tonë për një të ardhme të ndritshme për të rinjtë dhe vendin tonë.

“Për dekada me radhë gjeneratat kanë ëndërruar për një qendër të tillë arsimore që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e mbarë kombit. Sot kjo ëndërr po bëhet realitet. Në Universitetin “Nënë Tereza” janë të regjistruar rreth pesë mijë studentë nga i gjithë vendi. Projekti është gati. Është dorëzuar në Ministrinë e Transportit. Kemi biseduar me ministrin Aleksandar Nikolloski dhe zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri, janë duke punuar intensivisht për marrjen e lejes së ndërtimit, e cila do të jetë një nga kushtet, së bashku me bazën financiare, për hapjen e tenderit. Procedurat janë duke u përgatitur. Do të merret edhe një leje ndërtimi, e cila është parakusht për hapjen, pra për gurthemelin e kampusit”, tha zëvendëskryeministri i parë.

Sipas Mexhitit, fillimi i procedurave për ndërtimin e këtij kampusi universitar nga ana e Qeverisë së re është më se e nevojshme dhe nga vlera e veçantë për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe për mbajtjen e tyre në shtet.

Rëndësia e arsimit vërehet edhe nga fakti që është kushtuar ditë e posaçme nga OKB vetëm për të senzibilzuar popujt e varfër –

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti. Kjo është një ditë simbol e shpallur nga OKB për të tërhequr vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si Ditë Ndërkombëtare të Arsimit duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive.” 

Qëllimi i tjetër i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.

Duke shpallur Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara njohën rëndësinë e punës arsimore për të siguruar një arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë në të gjitha nivelet në mënyrë që të gjithë njerëzit të kenë qasje në mësimin gjatë gjithë jetës dhe përvetësimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për pjesëmarrje të plotë në shoqëri si dhe të kontribuojnë për një zhvillim të qëndrueshëm.” – Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Çështjet arsimore janë të rëndësisë së veçantë dhe të ndjeshme në të njëjtën kohë pasi flitet për ndërtimin e gjeneratave të ardhshme të cilët do të jenë edhe prijës në një të ardhme të afërt. Prandaj, ajo çfarë ndërtojmë sot do të korrim e shohim nesër. Cilësia në arsim vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha që po e tangon arsimin sot, shifra shqetësuese dalin kur bëhet matja e opinionit publik mbi këtë temë, e aq më trishtë bëhet gjendja kur dalin rezultate të matjeve ndërkombëtare në këtë drejtim. Prandaj, qeveria aktuale duhet të vazhdojë tutje me investime në arsim si në cilësi ngjashëm edhe në krijimin e kushteve të nevojshme sepse vetëm përmes kësaj qasje mund të ket një ngritje kolektive drejtë përmirësimit të cilësisë në arsimin në përgjithësi. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More