Kosovë

Inxhinieri që projektoi Ujmanin vërteton me dokumente se liqeni i takon Kosovës (Video)

Zhurnal Ads

Ekspertë dhe hartues të projektit për ndërtimin e pellgut të Ujmanit, thotë se liqeni i takon Kosovës.

Është njëri nga hartuesit e një projekti gjigant.

Inxhineri Avdi Gjonbalaj, ka filluar angazhimin e tij në projektin për ndërtimin e pendës së Liqenit të Ujmanit që nga viti 1968.

Sot e kësaj dite, Gjonbalaj posedon dokumentet e nevojshme për kontratën e quajtur YU77, e lidhur mes Bankës Botërore për Zhvillim dhe Rindërtim dhe Ndërmarrjes “Ibër- Lepenc”.

Ligji për themelimin e kësaj ndërmarrje është për ndërtim dhe shfrytëzim të hidro sistemit “Ibër-Lepenc” e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Jugosllavisë dhe Kuvendi i Kosovës.

Në lidhje me pronësinë e këtij liqeni, ai thotë se nuk duhet të ketë asnjë lloj diskutimi.

Ish punëtori i Ibër Lepencit, saktëson se Serbia ka në shfrytëzim pjesën lart të Liqenit që i mjafton për nevojat e veta.

Liqeni i Ujmanit, që burimin e ka në Mal të Zi, gjendet në Komunën e Zubin Potokut, dhe i njëjti është në kufirin Kosovë-Serbi.

Ani pse, shumica dërmuese e hapësirës së këtij liqeni ndodhet në Kosovë, Serbia ka kërkuar disa herë të diskutohet shfrytëzimi i këtij resursi.

Shfrytëzimi i ujit të Ujmanit është përfshirë edhe në marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington.

Por, profesori i Gjeografisë Ekonomike, Fitim Humolli, thotë se është e paqartë për çfarë shfrytëzimi apo menaxhimi të përbashkët mes Kosovës e Serbisë të Ujmanit.

Ligjëruesi i turizmit, thotë as me të drejtën ndërkombëtare nuk mund të pengohet rrjedha e këtij Liqeni, e me të cilin furnizohet me ujë gati gjysma e komunave të Kosovës.

Përveç për pije, uji i Liqenit të Ujmanit përdoret nga Kosova për qëllime industriale, energjetike, si dhe për ujitje të tokave bujqësore.

https://video.gjirafa.com/ujmani-burimin-ne-mal-te-zi-shtrihet-ne-kosove

Postime të ngjashme

Ministri i Mbrojtjes dhe u.d. i drejtorit të Policisë ftohen për raportim në Komisionin për Siguri

D XH

Specialja miraton kërkesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, videokonferencë për seancën dëgjimore

S.B.

​Veliu nuk i përgjigjet ftesës për raportim në Komision për shkarkimin e Qalajt dhe shuarjen e Task-Forcës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...