Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Inzaghi pas humbjes nga Interi: Ishim nervozë, penaltia duhej të shikohej me VAR

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e “Biancocelestëve” ndaj Interit natën e mbrëmshme.

Interi mundi Lazion në kuadër të xhiros së 22-të për tu ngjitur në pozitën e parë në Serie A pas humbjes shokuese të Milanit nga Spezia, transmeton lajmi.net.

“Nerazzurrët” triumfuan të sigurt me golat e Romelu Lukaku, në min (22’) nga penaltia dhe (45’), dhe në fund Lautaro Martinez (64’).

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi, Milinkovic-Savic min (61’).

Rezultati përfundimtar, Inter 3-1 Lazio.

Pas ndeshjes, Inzaghi u shpreh i zhgënjyer.

“Keqardhje sepse ndoshta mund të merrnim diçka më shumë, e dinim që Interi do të bënte një ndeshje të tillë, kemi pasur topin më posedim”, tha ai.

“Jemi nervozuar pas penaltisë, pastaj mbroheshin thellë. Kemi bërë një paraqitje të mirë dhe mund të merrnim diçka më shumë”, shtoi ai.

“Gjyqtari ishte vendimtar tek penaltia, djemtë kanë protestuar dhe u kam thënë ta ulin kokën. Lukaku bëri ndeshje të madhe, uroj të gjitha komplimentet atij”, përfundoi Simone Inzaghi.

Postime të ngjashme

Vedat Muriqi shuan spekulimet rreth të ardhmes së tij: Do të qëndroj te Lazio

D V

Chelsea i pakënaqur me çmimin e kërkuar nga Sevilla për Kounden

D V

Toni Kuka na thotë mirëmëngjesi nga Tokio, tregon se po i sjellin dy medaljet e arta në atdhe

D V

Real Madridi konfirmon edhe një rast me Covid-19

D V

Buffon tregon historinë se si vendosi të ishte portier

D V

Milani mund të përdorë klauzolën e Pessinas për të transferuar Ilicicin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...