Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

iOS sjell emoji të rinj

Emoji të rinj pritet të shfaqen së shpejti në iPhone, duke përfshirë një flamur transgjinor, çaj dhe patina.

Ato tashmë mund të shihen në versionin më të fundit beta të sistemit operativ iPhone iOS, transmeton Telegrafi.

Me iOS 14.2, emoji-t e rinj do të vihen në dispozicion përgjithësisht, njoftoi Emojipedia në një shkrim në blog të martën.

Përveç një flamuri transgjinor, një emoji për çaj dhe një për patina me rrota, koleksioni i 117 emojis gjithashtu përfshin një alternativë gjinore për Santa Claus, Mx Claus.

Apple prezantoi disa emoji  të rinj edhe më herët në korrik. Ata do të jenë gjithashtu të disponueshëm në sistemin tjetër operativ Mac, që do të dalë në tetor.

Postime të ngjashme

Këto aplikacione largoni menjëherë në Android: Ato vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

Dafina Vidishiqi

Revolucion në turizëm, kjo tullumbace do të fluturojë më lart se aeroplani

Dafina Vidishiqi

Kompania finlandeze do të lëshojë një satelit prej druri deri në fund të vitit

Dafina Vidishiqi

Brukseli hetim kundër Google për praktikat antikonkurrenciale në teknologjitë e publikimit të reklamave

Lea Muslija

TESLA KA SUPERKOMPJUTERIN E PESTË MË TË SHPEJTË NË BOTË

Lea Muslija

Ishte paguar 30 Bitcoin për një koncert në vitin 2018, tani Emrah po vjen me monedhën e vet

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...