Ipeshkvi Dodë Gjergji: Festojmë bashkë se është fe e vëllezërve tanë

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji në ditën kur besimtarët myslimanë në Kosovë por edhe botë po festojnë Kurban Bajrami vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës.

 

Nga aty ai tha se sot po festojnë bashkë me vëllezërit e tyre myslimanë dhe kërkoi që edhe në këtë ditë feste të lutemi për të gjithë ata persona që kanë humbur jetën nga pandemia COVID-19.

“Shfrytëzoj rastin që gjatë ditës sot këtu në Bashkësinë Islame për të uruar Kurban Bajramin myftiut Tërnava për t’iu uruar të gjithë njerëzit vullnet mirë dhe besimtarëve myslimanë. Sepse vërtetë sakrifica është vlera dhe virtyti i çdo besimtari sepse ne jemi ata që jo vetëm dimë t’i shfrytëzojmë të mirat që Zoti të na jep por dimë edhe t’i bashkëndajmë ato të mira dhe dimë t’i kushtojmë atij jetët tona, gëzimet dhe vuajtjet tona dhe këto kohë sigurisht që kemi pasur mundësi t’i kushtojmë Zotit shpirtrat e atyre që kanë vdekur prej virusit”, tha ai.

Tutje ai shtoi se “është mirë që në këtë ditë feste kur urojmë njëri-tjetrin dhe bashkë festojmë në një mënyrë sepse është feja e vëllezërve tanë, të lutemi për shpirtrat e tyre që ikëm në amshim, t’i ngushëllojmë zemrat e atyre që kanë mbetur të pikëlluar dhe të mundohemi të jemi në mbështetje të çdo njeriu që ka nevojë”.

“Po ashtu, gëzohemi që kemi pasur mundësinë që këtë vit të vijmë personalisht për të uruar dhe shkëmbyer urime”, deklaroi imzot Dodë Gjergji.

Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islami sot e kanë vizituar dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deputetët e AAK-së të kryesuar nga nënkryetari, Ahmeti Isufi. 

Related posts

Ministrja e Kurtit heq taksën për bllokat e ndërtimit që importohen nga Serbia

D V

Vdes babai i Kadri Veselit

D V

Memli Krasniqi në krye të PDK-së, Albin Kurti i shtrin dorën e bashkëpunimit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More