Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

iPhone 11 Pro me “logo të gabuar” nga Apple shitet për 2,700 dollarë

Një iPhone 11 Pro i pretenduar të ketë logon ‘e gabuar’ është shitur për 2,700 dollar.

Fotot e këtij telefoni inteligjent janë shfaqur në një foto në Twitter që tregojnë logon e Apple në pjesën e pasme të iPhone që nuk ishte pozicionuar siç duhet.

Postuar në Twitter të premten nga “Internal Archive”, imazhet përshkruajnë pjesën e pasme të një iPhone 11 Pro nga dy këndvështrime.

Defekti është në pozicionimin dhe këndin e logos së Apple, e cila zakonisht qëndron në qendër të panelit në pjesën e pasme, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast, logo është jashtë qendrës dhe anon ma shumë nga ana e djathtë.

Duke vlerësuar të jetë një shtypje e gabuar “jashtëzakonisht e rrallë” me një shans “1 në 100 milionë”, pretendohet më tej se pajisja arriti të kalonte përmes proceseve rigoroze të sigurimit të cilësisë të Apple dhe të dërgohet tek një klient.

Është e paqartë kur dhe si u shit iPhone i shtypur me një logo gabim për 2,700 dollarë.

Postime të ngjashme

Dogecoin: Shakaja më e çmueshme e botës

S.B.

Sony po përgatit më shumë se 25 lojëra për PlayStation 5

S.B.

Motorola planifikon të karikojë celularët në ajër

S.B.

iOS 14.5.1 i bën iPhonet në mënyrë drastike më të ngadalshëm

S.B.

Rregulla të reja WhatsApp: Çfarë duhet të dini?

S.B.

Kontrolluesi DualSense i Sonyt mund të përdoret edhe për lojërat në Apple

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...