Teknologji

iPhone 12: Adhuruesit e Apple do ta duan këtë edicion special – por ata do ta “urrejnë” çmimin e tij

Zhurnal Ads

iPhone 12 i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për tu blerë, me raportin e fundit që sugjeron se pajisja do të jetë 100 dollarë më e shtrenjtë se iPhone 11 dhe e gjitha kjo falë rrjetit të shpejtë 5G.

Gjithmonë modeli i përfolur LTE parashikohet për një dalje në vitin 2021, por nëse kostoja nuk ju shqetëson dhe keni para ‘për të djegur’, duhet ta shikoni edicionin më të mirë të kufizuar të iPhone 12 që kemi parë deri më tani – dhe ka një çmim prej 10 mijë dollarësh.

Marka luksoze Caviar është përsëri këtu me një tjetër produkt të shtrenjtë të iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Frymëzuar nga kompjuteri origjinal Apple 1 i cili është projektuar dhe ndërtuar nga Steve Wozniak dhe i lançuar në vitin 1976, iPhone 12 Apple 1 Edition ka një pamje prej druri me një ‘ekran’ titani me shkëlqim, transmeton Telegrafi.

Mund të zgjedhni variantin iPhone 12 Pro për 9,990 dollarë ose modelin iPhone 12 Pro Max për 10,460 dollarë, me ato çmime që arrijnë deri në një maksimum prej 11,150 dollarë për 512 GB iPhone 12 Pro Max.

Nëse kjo është shumë e shtrenjtë për ju, atëherë edicioni Apple 1 Light fillon me 4,990 dollarë për 128GB iPhone 12 Pro.

Nëse keni 10 mijë dollarë që nuk ju duhen për diçka tjetër, dhe jeni një tifoz i apasionuar i Apple, kjo është një gjë e domosdoshme për ta blerë. Ne të tjerët thjesht do të shohim me dëshirë fotografitë në internet.

Postime të ngjashme

Rrezikohet dominimi teknologjik i Perëndimit

admin

AKE shpall tender për studim shkencor për ndikimin e rrjeteve 4G dhe 5G mbi shëndetin e njerëzve dhe mjedisit

T E

YouTube prezanton versionin e vet të TikTok

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...