Teknologji

iPhone 12 mund të lansohet këto ditë

Zhurnal Ads

Apple po përgatitet për lansimin e iPhone 12 në ditët në vijim, sipas disa deklaratave jozyrtare.

Raportimet sugjerojnë se kompania mund ta deklarojë lansimin përmes një ngjarjeje virtuale për të treguar telefonin e ri.

Ka qenë e paqartë se si dhe kur saktësisht Apple do të zbulonte serinë e re të iPhone, për të cilën pandemia me koronavirus ia hoqi mundësinë për ta zhvilluar lansimin fizikisht ashtu si edhe shtyu lansimin e telefonit të ri, shkruan Independent. 

Por, duket se kompania është duke u përgatitur për një ngjarje online, për të cilën mund të deklarohet nesër.

Përveç iPhone, flitet se Apple do të lëshoj edhe orën e re “Apple”, iPads të ri dhe aksesorë të tjerë si një version i dëgjueseve AirPods, transmeton KOHA.

Apple kishte thënë në korrik se lansimi i iPhone 12 do të shtyhej për shkak të masave të izolimit nga pandemia.

Postime të ngjashme

I pari lexues Blu-ray Curtis Mathes CMMBX130 për 99$

admin

A janë WiFi-të publike të rrezikshme?

admin

Javën e ardhshme Zoom lançon enkriptimin fundor

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...