iPhone i palosshëm po vjen – ja sa pritet të kushtojë

nga D. V.

Apple pritet të zbulojë një iPhone të palosshëm vitin e ardhshëm, dhe raportet e fundit sugjerojnë se telefoni inteligjent hyri në testimin e prototipit në qershor.

Ky informacion bazohet në burime të zinxhirit të furnizimit, të cilat pretendojnë se Apple tashmë ka një prototip funksional të telefonit të saj të parë të palosshëm.

Faza e testimit të prototipit pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti, pas së cilës pajisja do të hyjë në fazën e Testit të Verifikimit Inxhinierik (EVT), dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, telefoni inteligjent duhet të prezantohet së bashku me serinë iPhone 18 në shtator 2026, shkruajnë mediat e huaja.

Një raport i ri pohon se Apple ka ndaluar zhvillimin e iPad-it të palosshëm për shkak të vështirësive të ndryshme në prodhim dhe interesit të dobët të klientëve.

Edhe pse nuk dihen shumë detaje për iPhone të palosshën, një gjë është e sigurt.

Ai nuk do të jetë i lirë.

Thashethemet sugjerojnë një çmim fillestar prej 2,100 deri në 2,300 dollarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More