Bota

Iran, 235 viktima dhe mbi 3.900 raste të reja me COVID-19

Me 235 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave është rritur në 27.192.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 3.902 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 475.674.

Lari shtoi se 4.167 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 392.293.

Zëdhënësja Lari shtoi se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve të “kuqe” dhe të “rrezikshme”.

Në këtë mënyrë në Iran është regjistruar numri më lartë i rasteve që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që edhe numri ditor i humbjeve të jetëve arriti në 235 me 28 korrik.

Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz janë vendosur sërish kufizimet.

Postime të ngjashme

Panik, përfshihet nga zjarri ndërtesa 33-katëshe në Korenë e Jugut

admin

Argjentina bëhet vendi i pestë në botë me mbi një milion raste me COVID-19

admin

Armenia do të fillojë t’ia dorëzojë një pjesë të territorit Azerbajxhanit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...