Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Iran, shkon në afro 33 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Me 337 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 32.953.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 5.960 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 574.856.

Lari shtoi se 4.982 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 459.250.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.753.357 teste.

Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”. Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u rivendosën sërish kufizimet.

Postime të ngjashme

Vaksinat/ Sanofi do të prodhojë 125 milionë doza për BioNTech/Pfizer

S.B.

Frontex tërhiqet nga kufiri Hungari-Serbi

S.B.

Ekspertët: SHBA, 500,000 të vdekur nga COVID deri në 20 shkurt

S.B.

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...