Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Irani ashpërson masat kundër Covid-19

Presidenti iranian Hassan Rouhani, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit të ri (COVID-19), paralajmëroi gjoba për qytetarët që nuk mbajnë maska, ata që fshehin infeksionin e tyre dhe bizneset që nuk zbatojnë protokollet shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Kombëtar Kundër Koronavirusit u mblodh në kryeqytetin Teheran nën kryesimin e presidentit Rouhani.

Rouhani njoftoi vendimet e reja të marra në takim në kuadër të masave kundër pandemisë.

Rouhani bëri thirrje që njerëzit të mbajnë maskë kur largohen nga shtëpia, duke njoftuar gjoba të ndryshme në të holla për për personat që nuk mbajnë maskë, për ata që nuk i përmbahen rregullave shëndetësore duke fshehur infektimin e tyre, për taksistët që nuk përdorin maska dhe për secilin pasagjer që ata marrin pa maskë.

Rouhani deklaroi se tregtarët që nuk zbatojnë protokollet shëndetësore do të paralajmërohen së pari, ndërsa më pas do të gjobiten me të holla, dhe nëse shkelja përsëritet, atëherë gjoba do të jetë më e lartë, kurse në fazën e tretë, dënimi do të jetë mbyllje e biznesit.

Sipas Këshillit të Inspektimit pranë Dhomës së Tregtarëve të Iranit, deri më tani janë kryer 979.302 inspektime shëndetësore në vend, ndërsa janë mbyllur 1.861 biznese që nuk kanë respektuar protokollet shëndetësore.

Postime të ngjashme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje

T E

Dilema false e rrezikut pas vaksinimit

T E

Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

T E

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

T E

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

T E

Orban kërcënon të nxjerrë partinë e tij nga grupi i Partisë Popullore Evropiane

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...