Agjencia Zhurnal.mk

Irani do De Biazin për stolin e Kombëtares, italiani është në mëdyshje

Xhani De Biazi ka një ofertë të majme në tavolinë: Irani ka hedhur sytë nga italiani me pasaportë shqiptare për stolin e skuadrës Kombëtare dhe i ka ofruar një kontratë prej 2 vitesh e gjysmë, duke përfshirë dhe Botërorin që do të zhvillohet në dimër në Katar.

Nga sa bëhet e ditur nga eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzo, ish-trajneri i Shqipërisë ka kërkuar kohë që të mendohet, ndërsa mëdyshja e tij nuk lidhet me aspektin financiar. De Biazi do të kthejë përgjigje brenda 48 orësh në federatën iraniane.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...