“Irani do sulmojë Izraelin”/ SHBA: Kërcënimi është real

nga Xh M

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby deklaroi se kërcënimet e Iranit ndaj Izraelit janë “të besueshme” dhe “reale”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është informuar vazhdimisht nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe SHBA synon të bëjë “çdo gjë të mundshme për të siguruar që Izraeli të mund të mbrohet”, ka thënë Kirby.

Do të ishte e pamatur të mos vlerësonim pozicionin tonë në rajon, për të siguruar që ne të jemi gjithashtu të përgatitur siç duhet”, ka shtuar ai.

Kirby nuk ka dhënë detaje për lëvizjet e mundshme të forcave amerikane në rajon.

Rreziqet e përhapjes së konfliktit të Gazës janë dyfishuar pas kërcënimeve të Iranit kundër Izraelit pas sulmit të 1 prillit që shkatërroi konsullatën iraniane në Damask dhe vrau 16 njerëz, duke përfshirë dy gjeneralë të Gardës Revolucionare, ushtrisë ideologjike të Iranit.

Irani e konsideron Izraelin përgjegjës për sulmin.

Irani, i cili është armiku i betuar i Izraelit dhe aleat i Hamasit palestinez, kërcënoi se do ta “dënojë” Izraelin pas shkatërrimit të konsullatës në Damask.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More