Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Irani do të marrë nga Rusia 2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

“Negociatat me Rusët u përshpejtuan dhe na i dërguan dokumentet në lidhje me vaksinën një muaj më herët”, tha kreu i Zyrës së Presidencës së Iranit, Mahmoud Vaezi.

Irani do të marrë 2 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga kompania ruse Sputnik V, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror, kreu i Zyrës së Presidencës së Iranit, Mahmoud Vaezi njoftoi se vazhdojnë bisedimet me Indinë, Kinën dhe Rusinë për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.

Vaezi duke theksuar se gati 2 muaj kanë realizuar takime për të siguruar vaksinën me 3 shtetet në fjalë ai tha se, “Negociatat me Rusët u përshpejtuan dhe na i dërguan dokumentet në lidhje me vaksinën një muaj më herët. Dokumentet u analizuan nga grupi i shkencëtarëve të cilët dje e lejuan vaksinën për përdorim në vend.”, tha Vaezi.

Ai theksoi se përgatitjet paraprake të marrëveshjes për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V u bënë dje gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Iranit, Mohammed Javad Zarif në Moskë. “Shpresoj që sot ose nesër të nënshkruhet marrëveshja për blerjen e rreth 2 milionë dozave të vaksinës. Dërgesa e parë e vaksinave ruse do të arrijë në vend para 10 shkurtit”, tha ai.

Vaezi tha se janë duke punuar për ta bërë sa më shpejtë dërgesën e parë prej 16.8 milionë dozave të vaksinës (COVAX) e zhvilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Më herët më 16 janar presidenti iranian, Hassan Rouhani njoftoi se kanë planifikuar të fillojnë vaksinimin kundër COVID-19 më 21 mars.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Zarif dje gjatë vizitës në Moskë tha se Irani ka konfirmuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V e zhvilluar nga Instituti Kombëtar Gamelaya i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë.

Postime të ngjashme

15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por tani janë zhdukur

T E

Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

T E

Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

T E

Von der Layen do të ndalojë eksportimin e vaksinave nga BE-ja

T E

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër Covid-19

T E

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...