Irani kërcënoi me sulm, Netanyahu mbledh zyrtarët e lartë

nga Xh M

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet me zyrtarë të lartë për t’u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Irani, thonë mediat lokale.

Tensionet janë të larta lidhur me mundësinë që Teherani të hakmerret për një sulm ajror izraelit, që vrau komandantë të lartë iranianë gati dy javë më parë, raporton BBC. Disa vende tani kanë paralajmëruar qytetarët e tyre për të evituar udhëtimet në të dy vendet.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CBS News, se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti.

Kryeministri Netanyahu pritet të takohet me anëtarët e kabinetit të tij të luftës, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe figurën e opozitës, Benny Gantz.

Një zyrtar amerikan ka paralajmëruar se Irani mund të përdorë më shumë se 100 dronë, dhjetëra raketa lundrimi dhe ndoshta raketa balistike.

Thuhet se këto do të synonin objektivat ushtarake në Izrael, në një sulm që do të ishte sfidues për Izraelin.  Zyrtari shtoi se ekziston ende një mundësi që Irani mund të vendosë të frenohet.

“Unë nuk mund të flas për madhësinë, shkallën, shtrirjen e asaj se si mund të duket ai sulm”, ka thënë të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, duke shtuar se kërcënimi iranian ishte “i besueshëm”.

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka premtuar tashmë Izraelit mbështetjen “e hekurt” të vendit të tij në rast të një sulmi iranian.

Tensionet në rritje kanë bërë që vendet duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Indinë dhe Australinë të paralajmërojnë kundër udhëtimit në Izrael.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More