Agjencia Zhurnal.mk

Irani kërkon kokën e Trumpit, ofron 80 milion

Autoritetet iraniane kanë vënë një çmim mbi kokën e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Gjeneralit, Qasem Soleimani.

Një shpërblim prej 80 milionë dollarë është vënë për këdo që e vret presidentin amerikan, pasi ky i fundit urdhëroi vrasjen me dron të gjeneralit iranian.

Gjatë funeralit, që transmetohej drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të Iranit, u deklarua se një dollarë do të jepet në tavolinë për çdo iranian në vend për këdu që vret presidentin amerikan, transmeton Gazeta Express.
“Irani ka 80 milionë banorë. Duke u bazuar në popullatën iraniane, ne dëshirojmë të mbledhin 80 milionë dollarë si shpërblim për kokën e Donald Trump”, thuhej në komunikatë.

Soleimani u vra të premten në një sulm me dron mbi eskortën e tij në aeroportin e Irakut. Sulmi çoi tensionet mes Iranit dhe SHBA’së në një territor të pashkelur deri më tani. Përfshirja në një luftë mes dy shteteve do të prekte të gjithë Lindjen e Mesme, shkruan Mirror. Irani ka paralajmëruar një hakmarrje ndaj amerikanëve pas sulmit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...