Agjencia Zhurnal.mk

Irani: Nuk duam luftë, u hakmorrëm aq sa deshëm

Përfaqësuesi i Iranit në KB, Maxhid Taht Ravanxhi, ka deklaruar se vendi i tij e ka përfunduar hakmarjen për Sulejmanin dhe nuk do të ndërmarë asnjë veprim të mëtutjeshëm ndaj Amerikës, informon Zhurnal.

“Të gjitha aktivitetet tona ishin proporcionale për vrasjen e Kasim Sulejmanit. Ato përfunduan. Nëse SHBA nuk ndërmer aktivitete luftarake kundër Iranit, atëherë ne nuk do të ndërmarim asgjë tjetër”, thotë ai.

Ravanxhi në shkrimin e dërguar deri tek sekretari gjeneral i KB dhe Këshillit për Siguri, thotë se vendi i tij tërësisht respekton pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin teritorial të Irakut.

“Irani është e përkushtuar në mbajtjen e paqes dhe sigurës ndërkombëtare dhe nuk kërkon eskalim apo luftë”, thotë Ravanxhi./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...