Autoritetet në Iran kanë paralajmëruar se rinisja e luftimeve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë mund të përshkallëzojë në luftë më të madhe rajonale.
Presidenti iranian, Hasan Rouhani, ka thënë se pret “rikthimin e stabilitetit” në rajon gjatë ditëve të ardhshme, pas përleshjeve të ashpra për rajonin e Nagorno-Karabak.
Luftimet e fundit konsiderohen më të rëndat ndër dekada, ndërkohë që të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dhunën.
Rouhani ka thënë po ashtu se është “plotësisht e papranueshme” që ndonjë predhë apo raketë të godasë tokën iraniane. Këtë gjë ai e tha pas raportimeve se disa predha kanë goditur fshatrat iraniane përgjatë kufirit verior që vendi ndan me Armeninë dhe Azerbajxhanin.