Qeveria iraniane sot e ka ftuar ambasadorin zviceran për të shprehur protestë ndaj, siç theksoi dyshimeve të pabazuara të SHBA-së që Teherani është përpjekur të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale.
“I hedhim fuqimisht poshtë deklaratat e përfaqësuesve amerikanë se duam të ndërhyjmë në zgjedhjet e tyre. Këto janë marrëzi dhe gënjeshtra të plota që ne ia përcollëm ambasadorit të Zvicrës. Siç kemi thënë edhe më parë, nuk ka asnjë ndryshim për Iranin se kush do të fitojë në zgjedhje”, tha zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Said Hazibzadeh.
Zvicra po i zhvendos interesat e SHBA-së në Iran sepse Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë marrëdhënie zyrtare.
Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) thotë se Irani dhe Rusia po mbledhin të dhëna nga votuesit amerikanë për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA. Sipas FBI, Teherani është gjithashtu përgjegjës për dërgimin e postave elektronike kërcënuese te votuesit demokratë.