Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Irani sfidon fuqitë ndërkombëtare/ Shkel marrëveshjen, nis pasurimin e uraniumit

Irani rinisi pasurimin e uraniumit në masën 20%, shkelje më e fortë kjo që republika islamike i bën marrëveshjes bërthamore me fuqitë globale të arritur në 2015-tën.

Vetë zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei e pohoi se procesi ka nisur tashmë në kompleksin nëntokësor Fordo. Uranium i pasuruar mund të përdoret për të prodhuar karburant për reaktorët, por edhe bomba atomike. Uranium i pasuruar për bomba të tilla kërkon pastërti 90%.

Që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja nukleare dhe rikthyen sanksionet, Irani gjithashtu është tërhequr nga disa angazhime të marra në kuadër të këtij pakti. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe nuk i kanë pranuar argumentet e Teheranit, por janë përpjekur megjithatë ta shpëtojnë marrëveshjen përmes dialogut. Shtetet e Bashkuara sakaq kanë vendosur ta mbajnë praninë në Gjirin Persik për shkak të kërcënimeve nga regjimi i ajatollahëve.

Petangoni njoftoi se aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz do të vazhdojë të mbetet në zonë. Deklarata erdhi në përvjetorin e parë të vrasjes së gjeneralit te fuqishëm Iranian, Kasem Sulejmani, dhe udhëheqësit të një milicie të fuqishme shiite irakiane gjatë një sulmi me dronë të Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit.

Postime të ngjashme

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...