Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Irani shënon shifrën më të lartë të viktimave dhe rasteve të koronavirusit që nga shkurti

Irani i ka raportuar 279 viktima të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, që është shifra më e lartë ditore që nga muaji shkurt.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Republikën Islamike shkoi në 29.349, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, i tha televizionit shtetëror se, përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 4.830 raste të reja të koronavirusit, që gjithashtu ishte shifër rekorde. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 513.219.

Ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki, tha se nga e enjtja do të vendosen kufizime në udhëtime në pesë qytete, përfshirë kryeqytetin Tehran, ku përhapja e virusit është në nivelin më të lartë.

Zyrtari i lartë paralajmëroi muaj shumë të vështirë në vijim në vendin më të prekur nga pandemia në Lindjen e Mesme.

Qeveria të shtunën vendosi që maskat në hapësira publike të jenë të detyrueshme në kryeqytet, duke paralajmëruar se ata që nuk e respektojnë këtë masë do të gjobiten. Autoritetet po planifikojnë që të njëjtin hap ta bëjnë edhe në qytetet tjera të mëdha.

Postime të ngjashme

Mianmar, qindra të arrestuar në protestat kundër grushtit të shtetit

T E

Ndodh edhe kjo, autoambulanca kapet duke transportuar 30 kg marijuanë

T E

Ndërron jetë kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç

T E

Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Z H

Biden bënë thirrje të miratohet ndihma financiare prej 1.9 trilion dollarësh për pandeminë COVID-19

Z H

Çfarë po ndodh? Pas përmbytjeve katastrofike, Venecias i ikën uji

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...