Agjencia Zhurnal.mk

Iranianët “rrethojnë” anijet amerikane, Trump: Po e përsëris, do i shkatërrojmë

Rritet sërish tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sërish zona e fërkimit midis dy vendeve është ngushtica e Hormuzit, ku disa ditë më parë 11 mjete lundruese të Gardës revolucionare iraniane kanë rrethuar disa anije amerikane të flotës së 5-të detare, veçanërisht anijen shkatërruese USS Paul Hamilton.

Sipas Pentagonit, edhe pse amerikanët paralajmëruan disa herë me sinjale, anijet iraniane u afruan deri në 10 metra duke kryer manovra të cilësuara si “provokuese dhe të papërgjegjshme”.

Por sot presidenti amerikan Donald Trump shkoi edhe më tej. Në një postim në Twitter ai deklaroi se ka dhënë urdhër anijeve ushtarake në Lindjen e Mesme “të qëllojnë dhe shkatërrojnë çdo mjet iranian që do të kërcënojë anijet tona”.

Provokimet midis forcave ushtarake të dy vendeve në Hormuz ka qenë i shpeshtë vitet e fundit, por ditët e fundit merr domethënie të veçantë nga politika agresive e Teheranit.

Dje Irani zbuloi se kishte përfunduar me sukses hedhja në orbitë, rreth 427 kilometra, e satelitit të parë të Republikës Islamike, pas një përpjekje të dështuar disa muaj më parë.

Sateliti, i quajtur Nour, që do të thotë Dritë, u dërgua në hapësirë falë një rakete të nisur nga shkretëtira e Markazit, dhe vjen si surprizë për analistët ushtarakë, që mendojnë se ai mund të jetë një hap për raketa me ngarkesë bërthamore, edhe pse një teknologji e tillë duket sikur nuk është ende e pranishme në atë vend.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...