Iraniani mban 96 lugë në trupin e tij, thyen për herë të tretë rekordin e tij botëror

nga D. V.

Një burrë nga Irani ekuilibroi 96 lugë në trupin e tij, për të thyer një rekord botëror Guinness për herë të tretë.

Abolfazl Saber Mokhtari, 54 vjeç, fillimisht vendosi rekordin për më shumë lugë të vendosura në trup me 85 në vitin 2021, dhe theu rekordin e tij me 88 lugë në vitin 2023.

Mokhtari tani e ka thyer rekordin për herë të tretë, me një total prej 96 lugësh, transmeton Telegrafi.

Rekordmeni i trefishtë tha se ka ngjitur objekte në lëkurën e tij që kur ishte fëmijë.

“Por pas shumë vitesh praktikë dhe përpjekjeje, isha në gjendje ta forcoja talentin tim dhe ta zhvilloja atë aty ku është tani”, tha ai për Guinness World Records.

“Çdo gjë, e them me bindje, çdo objekt. Çdo gjë që ka një sipërfaqe mund ta ngjis në trupin tim, siç është plastika, qelqi, frutat, guri, druri dhe madje edhe një njeri i rritur”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More