Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Irlanda zgjat kufizimin e tretë dhe vendos karantinë të detyrueshme

Irlanda do të zgjasë kufizimin e tretë deri më 5 mars dhe do të miratojë për herë të parë masën për karantinë të detyrueshme për të luftuar kundër koronavirusit, njoftoi kryeministri Micheal Martin.

“Qeveria ka vendosur të zgjasë të gjitha kufizimet aktuale deri më 5 mars, për të reduktuar numrin e personave të kontaminuar nga sëmuandja”, deklaroi para gazetarëve Martin,

“Mesazhi për njerëzit për gjashtë javët e ardhshme është shumë i thjeshtë, qëndroni në shtëpi, mos udhëtoni”, theksoi ai.

Dyqanet jo thelbësore, pub-et, restorantet dhe shkollat do të qendrojnë të mbyllura duke zgjatur masat e marra që prej fillimit të janarit në një vend që numëron deri tani 2 997 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në një popullsi prej pesë milionë banorë.

“Ndërkohë, përveç disa përjashtimeve, kushdo që hyn në Irlandë nga jashtë do t’i nënshtrohet karantinës së detyrueshme”, theksoi zëvendëskryeministri, Leo Varadkar.

Ai shpjegoi se në shumicën e rasteve të sapoardhurit do të jenë në gjendje të karantinohen në shtëpi, por që për herë të parë do të jetë e detyrueshme./atsh

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...