Irlandezja thyen rekordin botëror për hedhjen e topit të futbollit

nga D. V.

Ylli irlandez i futbollit, i njohur për aftësitë e jashtëzakonshme në hedhjet anësore, ka thyer Rekordin Botëror Guinness për hedhjen më të gjatë të topit në futboll nga jashtë fushe.

Megan Campbell, 31 vjeç, një lojtare e skuadrës London City Lionesses, me bazë në Kent të Anglisë, realizoi një hedhje nga mbi koka dhe e hodhi topin në një distancë prej 37.54 metrash, duke siguruar kështu titullin. Hedhja e saj ishte gati sa dyfishi i gjatësisë së një piste të bowling-ut dhe mbi 12 metra më e gjatë se gjatësia e një balene blu.

Campbell duhej të tejkalonte objektivin e vendosur nga Guinness World Records prej 35 metra për t’u bërë gruaja e parë që mban këtë rekord për femra.

“Mendoj se rekordi im do të zgjasë rreth një javë, derisa dikush tjetër të mësojë për të”, tha me shaka Campbell.

Kjo e fundit theksoi se nuk do të mërzitej nëse do ta humbiste titullin – përkundrazi, do ta mirëpriste.

“Është një arritje e jashtëzakonshme për mua personalisht që ta kem këtë titull, si e para ndonjëherë. Por në fund të fundit, dëshiron që dikush tjetër të të tejkalojë – dua që dikush të ketë më shumë sukses se unë, sepse kjo do të thotë që kam ndihmuar një tjetër lojtare të arrijë më lart. Duhet të jesh dikush që të tjerët mund ta marrin si shembull dhe të frymëzohen prej tij, ndaj sigurisht që dua që dikush tjetër të vijë dhe ta thyejë rekordin tim”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More