Agjencia Zhurnal.mk
Bota

IS merr përgjegjësinë për sulmin në xhaminë afgane

Grupi ekstremist islamik i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) pretendoi se ka kryer sulmin e kësaj jave në një xhami në periferi të kryeqytetit Afganistan që la të vdekur 12 persona, njoftoi Grupi i Inteligjencës SITE, që monitoron aktivitetin online të militantëve.

Shpërthimi ndodhi brenda një xhamie në rrethin Shakar Darah të provincës Kabul gjatë lutjeve të së premtes.

Incidenti prishi armëpushimin tre-ditor të dakorduar mes talibanëve dhe qeverisë afgane.

Grupi IS tha se luftëtarët e tij kishin vendosur një pajisje shpërthyese brenda xhamisë dhe e kishin shpërthyer atë pasi adhuruesit mbërritën për të bërë lutje në ditën e dytë të festës së Bajramit të Madh.

Bomba vrau edhe hoxhën e xhamisë, i cili po drejtonte lutjet.https://zeri.info/inarticle.html

Armëpushimi mes talibanëve dhe qeverisë afgane ka përfunduar të shtunën vonë. Ai u arrit pas disa ditësh të përshkallëzimit të dhunës.

Të dielën luftimet midis talibanëve dhe forcave të qeverisë afgane rifilluan në provincën jugore të Helmandit, thanë zyrtarët, duke i dhënë fund armëpushimit.

Javën e kaluar një seri shpërthimesh jashtë një shkolle vajzash në Kabul vranë më shumë se 50 njerëz dhe plagosën shumë të tjerë, shumica e tyre studente.

Asnjë grup nuk ka pretenduar deri më tani sulmin, një nga më vdekjeprurës në vitet e fundit.

Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë.

Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan.

Kjo ka rritur shqetësimet e vëzhguesve nëse Qeveria afgane mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante. /rel

Postime të ngjashme

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Bekim Laçi

Putin: Gati të ekstradojmë të gjithë hakerat nëse edhe SHBA bën një gjë të tillë

Bekim Laçi

Mbretëresha Elisabeth pret presidentin Biden për çaj

Bekim Laçi

Biden për herë të parë në një samit të NATO-s

Bekim Laçi

Betohet qeveria e re izraelite, nëntë gra ministre

Bekim Laçi

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...