Janë bërë 18 vjet që nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt bashkë me dy djemtë e tij, Enis dhe Hasan Zemaj.
Ndërsa në këtë përvjetor të tyre, ata i ka përkujtuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
“Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan.
Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
Ndërsa kur po bëhen afro 2 dekada prej vdekjes së tyre, Mustafa ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar.
Njoftimi i plotë:
Në 18 vjetorin e vrasjes së Kolonel Tahir Zemajt, Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton:“Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan.Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm çlirimin, e Kosovës.Kolonel Tahir Zemaj, ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist dhe i pandalshëm dhe njeri i afërt i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.Për vrasjen tronditëse tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë, ndërsa ne si LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.Sot, në 18 vjetorin e vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës i kujtojmë me nder dhe krenari këta protagonistë të çështjes kombëtare.Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!”
