Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Isa Mustafa kritikon AAK-në pës mos-informimin e Hotit rreth emërimit të konsujve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar Ministrinë e Jashtme që drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për emërime të konsujve pa koordinim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Flakroni, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës, u emërua konsull i Republikës së Kosovës në Pragë.

Për këtë emërim kryeministri, Avdullah Hoti, kishte deklaruar se nuk ka qenë i informuar.

Kjo qasje sipas Mustafës është e gabuar dhe duhet të eliminohet e korrigjohet.

“Thuhet se nuk është rast i vetëm. Nga një diplomat u informova se edhe në konsullatën e Frankfurtit është vepruar njëjtë, qe flet për mungese koordinimi të MPJ me Qeverinë ne marrje te vendimeve. Kjo praktike duhet te eliminohet dhe të korrigjohet. Nuk duhet te mungoj as dhënia e përgjegjësisë”, tha Mustafa për gazetën Objektivi.

Të enjten u.d e presidentes, Vjosa Osmani, mori vendim për shkarkimin e Flakron Shalës nga ajo pozitë.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...