Agjencia Zhurnal.mk

Isa Mustafa: Me Kurtin takohemi në fund të javës, pas certifikimit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohen në fund të kësaj jave. Liderët e të dyja partive do të takohen për të shikuar deri ku ka arritur harmonizimi i Programit Qeverisës për të cilin deri më tash janë takuar Grupet Punuese të këtyre dy partive

Para dy javësh është mbajtur takimi i fundit i Grupeve Punuese të LDK’së dhe VV’së për bisedimet në përafrimin e programit të përbashkët qeverisës.

Tashmë, ka mbetur të mbahet edhe një takim në mes të krerëve të këtyre dy partive, Isa Mustafës së LDK’së dhe Albin Kurtit të VV’së.

E ky takim pritet të ndodh në fund të kësaj jave. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, i pari i LDK’së, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se bashkë me Kurtin do të vlerësojnë se ku është arritur harmonizimi i Programit Qeverisës.

“Me z. Kurti, jam marrë vesh të takohemi në fund të javës. Do të vlerësojmë bashkërisht se ku është arritur me harmonizimin e Programit Qeverisës si dhe për disa çështje që i paraprijnë marrëveshjes për Qeveri”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, do të ketë takime me të shpeshta me kreun e Vetëvendosjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...