Isak Sherifi i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

nga Xh M

Shkup, 18 gusht – Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka prezantuar një prurje të re në parti.

“Mirë se vjen në Aleancën për Shqiptarët, profesor Isak Sherifi.

Prof. Dr. Isak Sherifi, është një figurë e njohur në fushën politike dhe akademike, i burgosur politik që në moshën 16-vjeçare, i cili angazhimin e tij e ka filluar herët në çështje të rëndësishme për shoqërinë dhe komunitetin. Gjatë karrierës së tij, ka shërbyer si këshilltar komunal dhe ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të ndjerë të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi.

Sot, ai është profesor universitar dhe mban titullin akademik profesor ordinar në Universitetin e Tetovës, dhe vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e shkencës dhe politikës. Profesor Isaku është një vlerë e shtuar për Aleancën për Shqiptarët.”, ka shkruar Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More