Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Isaki: Miqësia ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë vazhdimisht po mbindërtohet

Shkup, 2 mars, Zhurnal.mk – Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë janë në linjë të vazhdueshme ngritëse, theksoi zëvendësministrja për punë të jashtme Fatmire Isaki pas takimit me sekretarin shtetëror në Aparatin Shtetëror për Kroatët jashtë Kroacisë, Zvonko Millas.

“Miqësia në tre dekadat e fundit në vazhdimësi po mbindërtohet me thellim dhe përforcim të dialogut të ndërsjellë politik, bashkëpunim ekonomik, shkëmbim kulturor, tregtar dhe turistik si dhe bashkëpunimi në shumë sfera tjera. Lidhje jo më pak e rëndësishme në marrëdhëniet tona të ndërsjella janë edhe përfaqësuesit e bashkësisë sonë në Kroaci dhe bashkësisë kroate në Maqedoninë e Veriut, të cilët përmes shumë aktiviteteve mbesin në kontakt të vazhdueshëm me shtetin e tyre amë, kulturën e gjuhën dhe paralelisht, japin kontribut të veçantë në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë dypalësh”, tha Isaki.

Shtoi se në bisedën e përbashkët është përshëndetur fakti që dy Qeveritë kanë marrëdhënie shumë pozitive ndaj çështjeve për pakicat të cilat paraqesin tema komplekse.

“Pakicat i ndajnë problemet e njëjta me të cilat ballafaqohen të gjithë qytetarët në një shtet, duke filluar nga pandemia aktuale deri te çështjet socio-ekonomike, por, njëkohësisht kanë edhe sfida plotësuese të lidhura me identitetin e tyre kulturor e kombëtar, para së gjithash të trashëgimisë kulturore, arsimit dhe përkujdesjes së gjuhës amtare”, sugjeroi Isaki.

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: “Punë PO, gjumë JO”, pastruam dhe dezinfektuar çdo rrugë dhe rrugicë të Saravës

R Zh

Hasani : Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

R Zh

BFI: Delegacioni i Ramazanit vizitoi Myftininë e Tetovës

R Zh

Nikollovski: VMRO-ja nuk është kundër ndryshimit të nenit 102, nëse ka mekanizma mbrojtës

R Zh

Mickovski për Filipçen: Nga një kirurg i shkëlqyeshëm, të përfundosh si një palaço i Zaevit është humbje e madhe

N E

Vilma Ruskovska: Në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...