Isaku: Ditë e suksesshme për përforcimin e rolit të gruas në shoqëri

Shkup, 14 shtator – Me organizimin e konferencës së parë “Gratë në politikën e jashtme”, Ministria e Punëve të Jashtme e theksoi nevojën e aktualizimit të çështjes së barazisë gjinore dhe përfshirje më të madhe të gruas në procesin e vendimmarrjes në vend. E krijuam Rrjetin e parë të grave diplomate nga Ballkani Perëndimor 6, me ambicien që i njëjti të zgjerohet edhe në Rajonin e Evropës Juglindore. Vazhdojmë me entuziazmin e njëjtë që të angazhohemi për tejkalimin e dallimeve gjinore edhe gjatë sesioneve të nesërme, theksoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaku në konferencën e sotme për media.

 

Isaku e vlerësoi si të suksesshme ditën e parë të Konferencës për përforcimin e rolit të gruas në shoqëri.

Sipas deklaratës së përbashkët të miratuar për vendosjen e rrjetit rajonal të grave diplomate nga Ballkani Perëndimor 6, Isaku theksoi se njohja e barazisë gjinore është bazë për gëzimin e plotë dhe të njëjtë të të gjitha të drejtave të njeriut, si dhe rëndësinë e saj thelbësore, me qëllim që të kemi shoqëri të drejtë.

“Duke konfirmuar se barazia gjinore është çelësi për sigurimin e realizimit dhe cilësisë së të drejtave të njeriut të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare dhe se me atë e drejta e tillë duhet të merret parasysh në proceset e vendimmarrjes të të gjitha niveleve dhe vazhdimisht të ndiqet që të vlerësohet progresi i arritur”, tha ajo.

Sipas Isakut, rrjeti rajonal i grave diplomate nga Ballkani Perëndimor 6 ka bashkëpunim të shkëlqyer që përfshin politika më përgjegjëse drejtë barazisë gjinore. Ajo shtoi se ndarja e përvojave është me qëllim që t’i nxisin gratë të marrin pjesë në punët nacionale dhe ndërkombëtare për shkëmbim të informacioneve dhe raportim vullnetar në kuadër të procesit të revizionit të politikave.

“Si pjesë e këtij interesi të përbashkët, ne ndërmarrim harmonizime të punës sonë që të arrijmë efikasitet më të madh në punën tonë, si dhe detyrim që të informohemi njëra me tjetrën për ndodhitë më të reja”, theksoi Isaku në fjalimin e saj.

Related posts

Kurti shprehi ngushëllime për tragjedinë e ndodhur në Tetovë

D V

Ministri gjerman Rot shprehu ngushëllime për viktimat në zjarrin në Tetovë

D V

MPB: Ndalohet shitja dhe therrja e kurbanëve në sipërfaqe publike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com