Agjencia Zhurnal.mk

Ish-boksieri Hatton: Joshua do ta fitojë rimeçin ndaj Ruizit

Ricky Hatton e ka mbështetur Anthony Joshuan për ripërballjen që do të ndodhë në fund të këtij viti.

Boksieri britanik pësoi humbjen e parë në karrierën më 1 qershor, derisa iu morën edhe titujt e kampionit të botës nga meksikano-amerikani

Joshua menjëherë u vë në aksion që ta aktivizonte klauzolën e rimeçit me Ruziin, derisa Hatton ka thënë se britaniku do ta fitojë luftën.

“Nganjëherë disa persona rikthehen nga humbjet edhe më të fortë për t’u hakmarrë, por janë edhe disa që nuk mund të rikthehen më”, ka thënë ai për TalkSport.

“Nëse më pyesni mua si një autsajder, atëherë them se ai (Joshua) do ta mposhtë Ruizin. Edhe pse ai është shumë i rrezikshëm dhe ka duart e shpejta, Joshua do ta mposhtë atë”, ka shtuar më tej ish-boksieri.

Ripërballja në mes të britanikut dhe meksikano-amerikanit- për titujt e kampionit të botës pritet të zhvillohet në fund të këtij vitit në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...