Maqedoni

Ish deputetët: Nuk ka patur plan për dhunë në natën e 27 prillit në Kuvend

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Nuk ka ekzistuar plan për dhunë në seancën konstituive më 27 prill 2017, dëshmuan sot një pjesë e deputetëve të cilët janë thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Koordinatori aktual i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili edhe në përbërjen kuvendore paraprake e kishte funksionin e njëjtë, para gjykatës deklaroi se askush nuk e ka informuar për ndonjë plan, e as për këtë nuk ishte biseduar në koordinimin në Kuvend.

“As nuk kemi pasur ndonjë informacion e as dikush tek koordinimi nuk ka informuar për ndonjë plan. Përkundrazi, në koordinimet e shumta në atë moment na u tha të kemi kujdes nga çfarëdo provokimi verbal ose ndonjë provokim tjetër”, tha Micevski.

Edhe deputeti Panço Minov theksoi se nuk ka pasur njohuri për ndonjë plan për rrezikimin e rendit kushtetues në shtet.

Dragan Danev i VMRO-DPMNE-së, i cili gjithashtu u thirr si dëshmitar i mbrojtjes, tha se Veljanoski nuk e ka shkelur Rregulloren për punë të Kuvendit.

Në seancën e sotme dëshmojnë disa deputetë të përbërjes kuvendore paraprake të cilët janë thirrur nga Mbrojtja e Trajko Veljanoskit.

Në seancën e fundit më 26 gusht me propozimin e Veljanoskit, u prezentua një video nga vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit më 27 prill 2017.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trajkov.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski si edhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Postime të ngjashme

Buçkovski: Për t’iu përgjigjur kësaj sfide me Bullgarinë, duhet të kthehemi prapa

admin

SASHK: Pagë shtesë arsimtarëve që punojnë me dy grupe

admin

Aziri: Ne bëjmë buxhet dhe një sërë masash nga sot për nesër

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...