Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ish-deputeti i LDK-së konfirmon se është pjesë e grupit të ekspertëve për dialog: Japim propozime për qeverinë

Profesori i ekonomisë, ish-deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa, ka treguar se është i angazhuar në grupin e ekspertëve të Kosovës për dialogun me Serbinë.

“Nuk ka asgjë të re këtu. Kam qenë në një rol të eksperti këshillëdhënës edhe gjatë qeverisë së kaluar kur koordinator ka qenë Skënder Hyseni. Ky bashkëpunim ka vazhduar edhe me qeverinë e re”.

“Nuk mund të mos i ofroj shërbimet e mia kur është çështja për negociatat me Serbinë. Grupi i Ballkanit është realizator teknik, por puna e ekspertëve është e lidhur me qeverinë”, është shprehur Mustafa.

Ai në Klan Kosova ka thënë se është i angazhuar më shumë për ta ndihmuar ekipin rreth fushës së ekonomisë.

“Do të punojmë si ekip. Shoshitim gjëra dhe japim mendime dhe propozime për qeverinë. Bashkë me kolegun Robert Muharremi do të jem më i koncentruar në ekonomi. Kemi pas 2-3 takime deri tash me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”, shtoi Mustafa.

Postime të ngjashme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: I domosdoshëm lidershipin i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

N E

Padia për gjenocid kundër Serbisë do të marrë shumë kohë

N E

Krerët e shtetit në iftar me udhëheqësit e Bashkesisë Islame

N E

Liburn Aliu: Nuk mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë pa vendosur reciprocitet

N E

Cila do të jetë qasja ndaj politikës së jashtme dhe raportin me Shqipërinë në programin e qeverisë Kurti

N E

Në Kosovë nesër fillon vaksinimi kundër KOVID-19 i personave mbi 65-vjeçar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...