Agjencia Zhurnal.mk

Ish-deputeti i PD-së bëri thirrje për luftë në Shqipëri

Tiranë, 25 qershor – Ka vëllavrasje, ka lufte civile? Le te ketë!! Patjetër qe le te këtë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jone dhe nuk do te bëjmë gabimin qe bene gjyshërit tanë ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera”.

Deklarata është bërë nga ish-deputeti i PD-së dhe ish-kreu i PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, gjatë prezantimit të Aleancës Qytetare per Mbrojtjen e Demokracisë në këtë qytet, teksa i referohet zërave që sipas tij parashikojnë “Kasandrën”. “Domethënë do të ketë lufte civile, do të ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojmë zgjedhje në 30 qershor!”- e citon gazeta “Panorama” të ketë thënë Bylykbashi.

Duke folur në takim me tone të forta, ai ka deklaruar para të pranishmëve se të gjithë duhet të jenë bashkë, për t’i bërë të qartë kryeministrit se nuk e duan.

“Ne duhet të jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe ti themi më qartë se kurrë, se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë nga rruga jonë!! Jemi më të qartë se kurrë!”- thotë mes te tjerash ai.

Fjala e Aurel Bylykbashit:

Nuk trembemi nga asgje dhe askush! Demokracia dhe Lirija jane ne rrezik!! Fjala ime dje ne krijimin e Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Lirise dhe Demokracise ne Elbasan.

Pershendes krijimin e Aleances Qytetare per Lirine dhe Demokracine ne Elbasan!

Ne rradhe te pare, deshiroj t’i sjell nje mesazh kesaj Aleance dhe nepermjet saj gjithe qytetareve te Elbasanit…

Ne rast se do te kishim zgjedhje ne Shqiperi, Aleanca jone politike, Aleanca jone me qytetarin e thjeshte fiton zgjedhjet!! Kjo i ka bere keta qe te hyjne ne nje rruge te gabuar dhe te cojne vendin ne vellavrasje. Kjo Aleance qe krijohet sot ne Elbasan por qe krijohet edhe ne 61 Bashkite e Shqiperise, ka nje mision te qarte dhe te prere, Demokracia Shqiptare eshte ne rrezik!

Ky vend ka sakrifikuar shume per demokracine, Risto, Demiri, Skenderi, Ismaili, dhjetera dhe qindra te tjere kane lene jeten dhe kockat per demokracine! Prandaj ne jemi sot ketu per te mbrojtur ate qe fituam ne 1990, mbas kaq vitesh burgosjesh, sakrificash, internimesh ne vendin tone!

Aleanca e krijuar sot ne Elbasan, duhet te kete nje axhende dhe objektiva te qarta, jo vetem thjesht sensibilizim, jo vetem thjesht mesazhe te qarta kundershtareve te Demokracise dhe Lirise ne Shqiperi, por ne kemi dy ngjarje qe vijne: data 26, kur kryeministri Rama vjen ne Elbasan per te bere takimin e rradhes. Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurre, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!!

Nga ana tjeter eshte data 30. Ka shume zera qe parashikojne kasandren, domethene do te kete lufte civile, do te kete vellavrasje! Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!!

Ka vellavrasje, ka lufte civile? Le te kete!! Patjeter qe le te kete, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jone dhe nuk do te bejme gabimin qe bene gjysherit tane ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajne me mbrapa, kishin te drejte keta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen.

Ne qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tane per ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta degjoje kete Elbasani dhe Tirana!!

Nuk jemi ketu se po luajme politikisht, eshte shume me e madhe kjo qe po bejme, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rruge: o do te na shtypin ne punet tona, ne bizneset tona, do te na pengojne lirine e fjales, ose do te largohemi nga Shqiperia!

Une kam zgjedhur te jetoj ne kete vend, dhe ashtu sic kam bere gjithe kete kohe, do te luftoj me gjithe fuqine e shpirtit per Demokracine dhe Lirine!! T’ua percjellim kete mesazh gjithe qytetareve te Elbasanit!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...