Ish-diplomati amerikan: Nuk kam dëgjuar asnjëherë që Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë arrestim

nga D V

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, në fundin e dëshmisë së tij ka dhënë disa përgjigje në pyetjet e avokatëve të krerëve të UÇK-së.

Në pyetjen e Ben Emmerson lidhur me emrin e Kadri Veselit, ai tha se asnjëherë nuk ka dëgjuar që Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë arrestim, ose të ketë pasur dijeni për këto ndodhi.

“Ju keni thënë në dëshminë tuaj, keni folur për pjesëtarë të ndryshëm të Shtabit të Përgjithshëm, dhe persona pranë Shtabit të Përgjithshëm si rasti me Sabit Gecin që ka qenë në pozicion të lartë informativ ose inteligjencën dhe rolet përkatëse të këtyre personave. Apo në përgjimet që janë kapur, keni dëgjuar ndonjëherë, keni parë ndonjë gjë, që Kadri Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë arrestim apo në negociatat për lirimin e ndonjë personi, apo të ketë qenë në dijeni për këto informata?”, pyeti Ben Emmerson.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More