Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

Shtip, 13 prill – Ish-drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, pasi e kaloi natën në spitalin modular të Shtipit, pasdite është dërguar në një spital privat në Shkup.

Drejtori i Burgut të Shtipit, Miki Todorov për MIA-n konfirmoi se dje pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore e Çavkovit dhe kishte saturacionin e ulët gjatë ekzaminimit nga mjeku i burgut, menjëherë u shtrua në spitalin modular, ku ai mori mbështetje të vazhdueshme të oksigjenit. Me kërkesë të familjes dhe me rekomandim të infektologëve nga Shtipi, Çavkov u dërgua në spitalin privat për trajtim spitalor.

Këto ditë në Burgun e Shtipit klasteri është rritur me dy të dënuar të rinj të infektuar, me të cilët numri është rritur në shtatë. Midis rasteve pozitive me koronavirus janë ish-shefi i forcave speciale të policisë, Mitko Peshov dhe Nikolla Mitrevski-Kolo, i cili dyshohej si një nga organizatorët kryesorë të dhunës në Kuvend më 27 prill.

Sipas mjekut të burgut, gjendja shëndetësore e të dënuarve të tjerë është e mire dhe janë të izoluar në tre hapësira të veçanta.

Përndryshe 13 të dënuar për shkak të kontaktit me të infektuarit janë në izolim, tani për tani nuk kanë paraqitur simptoma të koronavirusit. 

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...