Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ish-e dashura këngëtare shfaqet me Kim Jong-un, bashkëshortja prej muajsh nuk shihet

Një ish-e dashur e udhëheqësit komunist të Koresë së Veriut, është shfaqur së fundmi në mënyrë misterioze përkrah tij, gati nëntë muaj që kur bashkëshortja e tij legjitime është parë për herë të fundit.

Mikesha e mëparshme e Kim Yong Un duket se po zë ish-rolin e motrës së tij kur u shfaq para nisjes së një parade madhore ushtarake.

43 vjeçarja Hyon Song-wol, ishte ngarkuar me shoqërimin e figurave të ushtrisë në karriget e tyre dhe më pas i soli lulet udhëheqësit 36 vjeçar Kim.

Detyra të tilla më parë bëheshin nga motra e vogël e diktatorit Kim Yo-jong.

Hyon është vokalistja kryesore e grupit të vajzave Moranbong Band, dhe besohet të jetë njohur me Kim kur ata ishin të dy adoleshentë.

Mes këngëve të saj më të njohura janë ato me tituj “Zonja e shkëlqyer si kalë” dhe “E dua Penianin”.

Më 10 tetor ajo u shfaq në paradën madhore ushtarake të ushtrisë së Penianit ku u shfaqën dhe raketat balistike inter-kontinentale, por imazhet e saj u shfaqën vetëm ditët e fundit.

Ndërkohë bashkëshortja e Kim, Ri Jol-su nuk është parë që prej janarit dhe kjo i ka dhënë jetë spekulmeve se mund të ketë lindur.

31 vjeçarja Ri është martuar me Kim në 2009, në martesën me mblesëri nga babai i tij Kim Jong-il.

Çifti besohet se kanë tre fëmijë, nga të cilët më i madhi është një djalë 10-vjeçar.

Në 2012 zonja e parë u shaq në publik me barkun dukshëm të rrumbullakosur.

Disa raportime thone se ajo aktualisht po kujdeset për tezen e Kim, Kim Koyong-hui, e cila është e sëmurë prej kohësh. Zëra të tjere aludojnë se Ri po merret me edukimin e vajzës së çiftit, e cila sapo ka nisur shkollën fillore.

Postime të ngjashme

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia, i riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

T E

35 vite pas tragjedisë së anijes hapësinore “Challenger”

T E

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...