Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ish-gazetarë të mëparshëm të Televizionit A1 dëshmuan për aferën “Listat”

Mlladen Çadikovski, si kryeredaktor i televizionit A1 në vitin 2011, pak para zgjedhjeve mori lista me emra të njerëzve, (një pjesë prej tyre funksionarë, një pjesë votues) në partinë politike VMRO-DPMNE. Këtë sot e tha dëshmitari Çadikovski, në rastin “Titanik”, ku shtoi se pasi që burimi ia ka dhënë listat së bashku me koleget Sashka Cvetkovska dhe Natasha Stojanovska kanë mbajtur kolegjium ku u vendos të hetohet afera “Listat”.

“Filluam të hulumtonim, nuk deshëm vetë ashtu t’i publikojmë dokumentet. Materialet i xhiruam me ton përmes telefonit. Iu paraqitëm njerëzve nga listat, u prezantuam si pjesë e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së dhe përgjigjet ishin në drejtim që i përshkruante në lista”, deklaroi Çadikovski.

Ai njëherit në dëshminë e tij shtoi se ato materiale i parashtruan për procesim në PTH, por se ai nuk ishte thirr për të dëshmuar. Në pyetjen e të akuzuarës Gordana Jankullovska, nëse në lista ka qenë ndonjë nga të akuzuarit, dëshmitari Çadikovski, tha se jo.

Dëshmitarja Sashka Cvetkovska, në dëshminë e saj u përqendrua në përmbajtjen dhe profilin e personave që ishin pjesë e listave.

“Listat përmbanin të dhëna, nga të dhënat e përgjithshme, numrat e telefonit dhe vendvotimet ku duhet të votojnë. Ata ishin persona që falë aparatit shtetëror morën pozita pune. Meqenëse morën privilegje nga partia, ata patën për obligim të sjellin 15 apo 30 vota varësisht në cilën pozitë ishin të punësuar në institucione. Më shpesh bëhej fjalë për persona udhëheqës”, deklaroi dëshmitarja Cvetkovska. Një pjesë e listave, siç theksoi ajo, ishin edhe nga persona nga institucionet edukative dhe shëndetësore.

Sipas aktakuzës për rastin “Titanik” si të dyshuar për vepra të ndryshme penale lidhur me financim joligjor të partisë politike VMRO-DPMNE dhe për shkelje të proceseve zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013 janë të dyshuar 20 persona. Në mesin e tyre janë edhe ish-funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankullovska, Mile janakieski, Martin Protugjer, Ilija Dimovski dhe të tjerë.

Postime të ngjashme

Era e fuqishme rrëzon drunjtë dhe dëmton vetura në Shkup (Foto)

R Zh

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...