Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ish-gjyqtari i EULEX-it do të dëshmojë në Kuvend për keqpërdorimet në këtë mision

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka marrë vendim që Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, të dëshmojë për pretendimet për keqpërdorime në këtë mision.

Propozimi ky i deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi mori shtatët vota të deputetëve, anëtarë të Komisionit.

Kadaj-Bujupi  fillimisht tha se duhet që avokatit të Simmons, Artan Qerkinit t’i kthehet përgjigje që ish-gjyqtari i EULEX-it mund të dëshmojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Konsideroj që sot duhet ta hedhim në votim propozimin tim ku i kthehet letër avokatit Qerkini ku i thuhet se takimi të mbahet sa më parë që të jetë e mundur me Malcolm Simmons”.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e ka përkrahur kërkesën e Kadaj-Bujupit. 

“Ta trajtojmë shumë seriozisht këtë kërkesë. Ta kemi një plan të qartë ne raport me raportimin e këtij gjyqtari. Sa më parë ta kemi në Komisionin Simmons. Ky Komision duhet të dëgjoj një dëshmi të gjyqtarit në fjalë”, ka thënë ai.

Edhe deputeti i Nismës Endrit Shala është pajtuar me propozimin e Kadaj-Bujupit, raporton EO.

“E kemi detyrë që sa më parë ta fillojmë kontaktin me zyrën e avokatit në fjalë që të vijë sa më parë dhe të dëshmoj para Komisioni gjyqtari në fjalë”.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha tha se janë të gatshëm që ta dëgjojnë Simmons.

“Të gatshëm më dëgjuar para Komisionit zotëri Simmons”.

Përderisa kryetari i Komisionit, Shkëmb Manaj, tha se ish-gjyqtari i EULEX-it nuk duhet të dëshmojë në Kuvend, raporton EO.

“Shkresa tu dërgohet tek të gjithë deputetët. Të futet në procedurë të rregullt parlamentare”.

“Andaj në emër të LDK-së ka thënë se nuk përkrahin këtë propozimin sepse Simmons duhet të dëshmoj diku tjetër jo para neve”.

Përderisa avokati Artan Qerkini ka folur rreth pretendimeve të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, ku akuzon disa prej ish-gjyqtarëve të EULEX-it për shkelje.

Qerkini ka thënë se Simmons është i gatshëm që të dëshmojë në Parlamentin e Kosovës për këtë gjë.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Dafina Vidishiqi

Rrezikuan jetën gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat infermierëve të financuar nga Banka Botërore

Dafina Vidishiqi

Kurz: Brukseli e humb besushmërinë nëse nuk mban premtimet ndaj Kosovës dhe Serbisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...