Agjencia Zhurnal.mk

Ish-gjyqtari: Robertsoni duhej të ishte ndëshkuar me të kuq për goditjen ndaj Messit

Gjyqtari i përballjes mes Liverpoolit dhe Barcelonës, Cuneyt Cakir, vendosi të mos e ndëshkojë Andrew Robertsonin pasi e goditi në kokë Lionel Messin. Ky venim është kritikuar nga ish-gjyqtari Mark Halsey.

Para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Andrew Robertsoni i Liverpoolit e kishte përshkuar Lionel Messin e Barcelonës si futbollistin më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai nuk e kishte qëllim të shfaqte nivel të tillë respekti edhe në fushë për 31-vjeçarin.

Qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes, Lionel Messi u rrëzua pas një ndërhyrjeje nga Fabinho, jashtë zonës së portierit të Liverpoolit. Përderisa Robertsoni po vraponte në fushë, ai e goditi Messin në kokë.

Messi ishte aq i zemëruar me këtë veprim të Robertsonit saqë vrapo drejt tij dhe u përball me të. Pas kësaj, gjyqtari i thirri që të dy dhe u dha vërejtje të dyve.

Megjithatë, ish-gjyqtari i Premierligës, Halsey, beson se Messi pati arsye për të qenë i zemëruar me gjyqtarin dhe me Robertsonin, pasi që edhe ai mendon se mbrojtësi i Liverpoolit duhej të ishte ndëshkuar me të kuq.

“Mund të argumentohet se Andy Robertson duhej të ishte ndëshkuar me të kuq pasi e shtyu Lionel Messin në kokë. Rregulli për një gjyqtar është që nëse e godet kundërshtarin mbi qafë, atëherë ndëshkohesh me të kuq”, ka thënë Halsey.

“Gjyqtari Cakir nuk e pa incidentin, por Robertsoni është shumë me fat që nuk ndërhyri VAR-i. Jam shumë i habitur që zyrtari i VAR-it, Felix Zwayer, nuk i rekomandoi Cakirit t’i shikojë pamjet e atij incidenti”.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...