Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ish-gruaja e Phil Collins argëtohet me burrin e ri në rezidencën 40 milionë dollarëshe që këngëtari po përpiqet ta marrë

Ish-gruaja e këngëtarit të njohur, Phil Collins, po praktikonte goditje boksi me bashkëshortin e ri në shtëpinë 40 milionë dollarëshe në Miami, me gjithë betejën ligjore me ish-burrin për pronësinë e saj.

46-vjeçarja Orianne Cevey, shihej në fundjavë të zbavitej me burrin e ri 31-vjeçar Thomas Bates në diellin e Floridës.

Orianne e veshur sportive stërvitej me instruktorin e boksit dhe dukej se nuk shqetësohej për përpjekjet agresive të 69-vjeçarit Collins për ta nxjerrë jashtë çiftin e ri.

Collins ka marrë pjesë kohet e fundit në një ribashkim të grupit të tij, “Genesis”, ku zëvendësohet nga i biri, prej shqetësimeve shëndetësore.

DailyMail.com thotë se në dokumentet ligjore Cevey argumenton se Collins i ka dhënë fjalën në vitin 2015 se ajo zotëron 50 për qind të pronës gjigante.

Collins nisi veprimet ligjore kësaj jave pas ndarjes së dytë me Orianne. Çifti ishin martuar në vitin 1999 dhe kanë dy djem Nicholas, 19-vjeç, dhe Matthew 15-vjeç, para se të ndaheshin shtatë vjet më vonë.

Kur marrëdhënia e tyre kishte marrë fund, u zbulua se Orianne ishte martuar fshehtë me 31-vjeçarin Bates në Las Vegas më 2 gusht.

Bates shihej i zhveshur në fundjavë në shtëpinë e gruas. Ata të dy dukeshin në formë të mirë sportive, edhe pse Orianne pretendon se duhet të qëndrojë në shtëpi prej një gjendjeje të shtyllës kurrizore.

Kur ata e bënë të qartë që nuk do të largoheshin, Collins paditi Orianne për hyrje të jashtëligjshme në shtëpi, duke akuzuar se çifti kishin marrë roje të armatosura dhe kishin ndërruar kodet e alarmit të shtëpisë, në një “shfaqje force dhe arrogance”.

Edhe çifti kanë bërë padinë e tyre duke thënë se akuzat e Collins janë hakmarrje për martesën e tyre dhe një fabrikim. /TCH/KP/

Postime të ngjashme

Almeda Abazi publikon një nga momentet e para pas lindjes së vajzës

Dafina Vidishiqi

“Baba beqar”, Mozzik zbulon se ai nuk është në lidhje

Dafina Vidishiqi

Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B nesër sjellin këngën e re, me pamje të tjera nga klipi

Dafina Vidishiqi

Kate Middleton vendos gjerdanin domethënës kushtuar tre fëmijëve të saj

Dafina Vidishiqi

Loredana Zefi me një tjetër tatuazh të ri

Dafina Vidishiqi

Familja Mbretërore i nderon baballarët e tyre në Ditën e Babait me fotografi të ëmbla nga arkiva

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...