Agjencia Zhurnal.mk

Ish-kampioni i UFC-së, Darren Till, konfirmon se u arrestua në Tenerife të Spanjës

Darren Till ka treguar rreth incidentit që i ndodhi në Tenerife të Spanjës, derisa ishte arrestuar nga policia lokale.

Ish-kampioni i peshave të lehta në UFC ishte në paraburgim në muajin prill, pas një incidenti që kishte ndodhur në dhomën e hotelit ku qëndronte.

Ai ishte gjobitur me 750 funte (837 euro), së bashku me shokun e tij që do t’i paguajë 9.000 funte (10.000 euro) gjobë, pasi kishin demoluar dhomën e hotelit dhe kishin vjedhur një taksi.

Till që javë më parë është nokautuar nga Jorge Masvidal, ka pranuar të flasë për herë të parë rreth atij incidenti.

“Ne shkuam atje për një ditëlindje të një shoku, e kishin rezervuar hotelin kohë më parë dhe qëndruar për dy ditë atje”, ka thënë fillimisht ish-kampioni i UFC-së për Fighters Only.

“Ishim duke kaluar kohë të mirë atje – ishte një vend i mirë dhe ne ishim në një dhomë me disa djem të tjerë. Nuk kishim asnjë problem, derisa ndodhi në përplasje aty, jo një zënkë, dhoma nuk ishte shkatërruar dhe nuk kishte asgjë kriminale aty, por gjërat janë zmadhuar”.

“Nuk do të jap emra, por e di se një taksi ishte vjedhur dhe ishte vozitur disa ndërtesa më tutje. Nuk ishte në atë ngjarje, isha diku tjetër. Po largohesha nga hoteli, po më pas erdhën policia dhe më arrestuan”, ka shtuar më tej Darren Till.

Ai më tej ka zbuluar se ka qëndruar në paraburgim së bashku me shokët e tij, për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...