Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Ish-kreu i Bankës së Vatikanit dënohet me burg për larje parash

Angelo Caloia, së bashku me dy persona të tjerë, u shpall fajtor për përvetësim dhe larje parash në kohën kur ishte në krye të institucionit në vitet 1989-2009.

Angelo Caloia, ish-kryetar i Institutit të Punëve Fetare (IOR), i njohur si Banka e Vatikanit, u dënua për përvetësim dhe pastrim parash, raporton Anadolu Agency (AA).

Një seancë përfundimtare u mbajt në lidhje me rastin në të cilin Caloia, i cili ishte kryetari i IOR-së midis viteve 1989-2009, dhe Gabriele Liuzzo, një nga këshilltarët ligjorë të institucionit në atë kohë, dhe djali i tij Lamberto Liuzzo, u gjykuan me akuzat e përvetësimit dhe pastrimit të parave.

Në rastin që filloi në vitin 2018, kryetari i Gjykatës së Vatikanit Giuseppe Pignatone njoftoi se Caloia dhe Gabirele Liuzzo dënohen me 8 vjet e 11 muaj burg dhe 12.500 euro gjobë, kurse Lamberto Liuzzo me 5 vjet e 2 muaj burg dhe gjobë prej 8.000 eurosh.

Gjykata urdhëroi gjithashtu dëmshpërblimin prej rreth 23 milionë eurosh për institucionin e dëmtuar IOR dhe konfiskimin e të gjitha llogarive të të pandehurve.

Të pandehurit u akuzuan për përvetësim të milionave që kishin fituar duke shitur pronat e shumta të IOR-së në Itali nën vlerën e tregut gjersa ishin në krye të bankës, dhe pastrimin e tyre në Zvicër.

Të tre personat në gjyq mohuan akuzat kundër tyre gjatë gjithë gjykimit. Avokati i Caloia-s deklaroi se do ta apelojnë vendimin.

Me këtë vendim, Caloia u bë zyrtari më i lartë i Vatikanit i dënuar për krim financiar në Vatikan.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...